Rrjeti social Facebook do të fillojë të etiketojë lajmet e rreme, bëri të ditur kompania ditën e sotme, një lëvizje e cila vjen si kundërpërgjigje ndaj kritikave të ashpra që mori gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Mekanizimi funksionon në këtë mënyrë: Lexuesit raportojnë tek Facebook, ky i fundit e dërgon për verifikim tek organizata të cilat kontrollojnë vërtetësinë e tyre.

Nëse organizatat në fjalë identifikojnë lajmin si të rremë, Facebook do të shfaqë për lexuesit një lajmërim:”I konstestuar nga palë të treta.”

Facebook dhe këto lajmërime do të shfaqen edhe në furnizuesin e lajmeve. Një tjetër indikator të cilin rrjeti social do e shfrytëzojë për të përcaktuar vërtetësinë e lajmeve është nga numri i përdoruesve që e kanë klikuar linkun dhe atyre që kanë lexuar vetëm titullin.

Rritja e lajmeve të rreme në Facebook dhe media të tjera sociale është shndërruar në një problem global.

Organizatat e kontrollit të vërtetësisë së lajmeve

Nieman Labs tha se do të jenë katër organizata mbi të cilat do të mbështetet qëndrimi i rrjetit social Facebook për etiketimin e lajmeve të rreme: ABC News, FactCheck.org, PolitiFact dhe Snopes.

Por kjo lëvizje duket sikur ka acaruar së tepërme mediat konservative të cilat thonë se lajmet e tyre do të verifikonë nga disa gazetarë liberalë. Sipas tyre Facebook është vënë nën presion për të censuruar “lajmet e rreme,” një term i përdorur gjerësisht nga liberalët kundër rivalëve konservatorë. (PCWorld Albanian)