Facebook është shtëpia e 25 milion fotove 360 gradëshe dhe 1 milion videove të tilla dhe tan janë të disponueshme në një aplikacion më vehte .

 

Gjigandi i rrjetit social lançoi Facebook 360, një aplikacion të dedikuar për Samsung Gear VR.

Aplikacioni i mundësuar nga Oculus nuk është ai format që jeni mësuar të shikoni në funizuesin e lajmeve, është shtëpia e re e përmbajtjeve 360 gradëshe të disponueshme në Facebook.

Përbëhet nga katër seksione: një seksion për përmbatjet e miqve dhe të faqeve, një për përmbajtjet e ruajtura, një për eksplorimin e përmbajtjeve të tjera popullore dhe një ku mund të shikoni përmbajtjet tuaja 360 gradëshe.

Ndërsa aplikacioni është i ndarë nga ai i Facebook, përdoruesit mund të dërgojnë reagime apo të shpërndajnë përmbajtje.

Facebook 360 është i disponueshëm për tu shkarkuar nga Oculus. Rrjeti social premtoi aplikacionin në më shumë pajisje të reja.