Facebook definitivisht nuk është një kompani mediale, raportohet se është duke planifikuar të lansojë rreth dy programe origjinale për TV në mes të qershorit.

Në dhjetor, raporte të ndryshme online thoshin se Facebook do të ndjekë hapat e Amazon, Hulu dhe Netflix në lojën e përmbajtjes origjinale.

Dhe tani, burime të shumta i kanë thënë Business Insider se këto plane janë drejt realizimit.

Burimet e Business Insider thonë se Facebook do të fusë një tab të ri për video dhe shumë emisione komedi të cilat zgjasin mes pesë dhe tridhjetë minuta.

Facebook më nuk do të mbetet vetëm një rrjet social, por edhe një gjigant televiziv me programe të cilat tërheqin rreth 2 miliardë përdoruesit e tij.