Infektologu i njohur Fadil Cana, i cili reagoi ndër të parët për defilenë politike që organizuan krerët e shtetit si dhe lideri i BDI-së, me rastin tragjik të zjarrit që kaploi mbrëmë qendrën modulare të Covid-19 në Tetovë, ku ai ndër të tjera në një postim që kishte shpërndarë ministri Filipçe në Twitter, i kishte reaguar duke i kërkuar përgjegjësi.

Sot nëpërmjet një postimi tjetër që sapo e publikoi Infektologu Cana është shprehur se:
Sot, më mirë është që të gjithë të heshtin, se nuk ka justifikim, nuk ka ngushëllim. Dënimi nuk do t’i kthejë viktimat. Ne jemi të gjithë për asgjë sepse i lejuam vetes që ata të luanin me jetën tonë çdo ditë dhe të na tregojnë këtë fakt vetëm përmes konferecave për shtyp! Prandaj, lërini njerëzit të zemërohen, e ju të gjithë të tjerët, heshtni të paktën këtë ditë të zezë. Do të vijë një ditë kur duhet të flisni”!

Ja edhe postimi i plotë

Disa u ofenduan menjëherë që të tjerët kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi!
Vallë, çfarë duhet të bënim, a të realtivizonim në pafundësi derisa të gjejmë një karakter jo simpatik për t’ia hudhur përgjegjësinë?
A mos vallë do ishin “të gjithë të kënaqur” po ta largojmë vëmendjen nga përgjegjësit?
Bot-ët e rrjeteve sociale këtë mëngjez ende janë të hutuar, nuk mund të gjinden dhe me automatizëm shkruajnë: Ishte politikë!

Jo, nuk është politikë, është zemërim dhe tmerr që e ndjen në shpirt, nëse je qenje njerëzore! Është shumë e natyrshme të tronditesh dhe tmerrohesh nga një tragjedi e tillë e tmerrshme dhe pastaj të jesh shumë i zemëruar dhe të duash të ketë PËRGJEGJËSI, nocion që moti kohë është haruar në vendin tonë!

Po, besoj se të gjithë duam të ketë përgjegjës njëherë e përgjithmonë për kalorës të tillë përveç jush, që arritët të shqetësoheni pse kërkohet përgjegjësi. Si duket lidhjen me librezën partiake, e keni më tëfortë se atë të kërthizës!

Sot, më mirë është që të gjithë të heshtin, se nuk ka justifikim, nuk ka ngushëllim. Dënimi nuk do t’i kthejë viktimat. Ne jemi të gjithë për asgjë sepse i lejuam vetes që ata të luanin me jetën tonë çdo ditë dhe të na tregojnë këtë fakt vetëm përmes konferecave për shtyp! Prandaj, lërini njerëzit të zemërohen, e ju të gjithë të tjerët, heshtni të paktën këtë ditë të zezë. Do të vijë një ditë kur duhet të flisni!