Dje në komisionin për zgjedhje dhe emërime, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli votoi kundër shumicës LSDM-BDI sepse nuk pranojnë emërimin e një shqiptari për drejtor të Revizionit Shtetëror.

Ndërsa sot, deputeti Mukovski i cili ishte i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, por pastaj fitoj amnestinë dhe u shkëput nga VMRO-DPMNE, ka kërkuar pauzë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, që koordinatorët e Grupeve parlamentare të koordinohen për përfaqësuesit e tyre nëpër komisione.

Hipotetikisht parashtrohet pyetja: “Vallë atë që nuk e arriti dje vetëm BDI sot e vazhdon përmes Mukovskit, i cili ishte i dënuat për 27 prillin. Me këto veprime lindin shumë dyshime se vallë BDI a bashkëpunon me VMRO-në si parti politike, apo vetëm me të akuzuarit e 27 prillit”.