Opinion nga Prof. Dr Elmi Aziri

Njeriu si qenja më komplekse që e krijoi Zoti, atë që e mendon edhe e flet, atë që e flet e shëndrron në veprim. Veprimet e tij pasqyrojnë karakterin. Karakteri është transmetuesi më i mirë i vlerave që posedon një individ, ndërsa vlerat paraqesin tërësi të besimeve që shërbejnë si spirancë ku individi e mbështetë, e stabilizon rrugën e tij jetësore. Këto gjëra e definojnë njeriun. Janë pjesa më e rëndësishme e tijë, sepse siç shprehet Dexter Morgan ”Nuk ka asgjë si një krizë për të përcaktuar se kush je” (There is nothing like a crisis to define who you are ).
Ti se ke këtë krizë. Me kohë ishte i qartë për ty “definimi i vetvetes”. Ta bëri të lehtë e kaluara familjare, edukimi në Prishtinë dhe Tiranë. Ti je Shqiptar miku im. Mbi bazën e këtij definimi i caktove edhe mision vetes. Lufta, përpjekja për veten, për Shqiptarët, ky është misioni yt. Ky është “faji” yt. Ideologjia yte është burimore, të menduarit është shqip, të vepruarit është shqip dhe rrugën tënde dhe tonën e pagëzove Rrugës së Arbërit. Edhe ky është “faji yt”. Këto vlera e motivuan sistemin kriminal që të vërsulet mbi ty. Ata nuk i duan këto vlera, këto besime, iu pengojnë. Atyre iu duhen shqiptarë të pa vlerë. Ashtu janë mësuar, që çdo gjë shqiptare ka çmim por ska vlerë. Dhe ti nuk pajtohesh me këtë. Ti don ta ndryshosh. Liria, Gjuha Shqipe janë vlerë. Nuk ka çmim për to.
Por në çka beson ti?
Ti miku im beson se nëse futesh në politikë duhet të vazhdosh ta duash kombin, të punosh për të, të qëndrosh për të. Ti beson se shqiptari ka detyrim të punojë për shqiptarin. Ti beson në lirinë për shqiptarin. Ti beson se nuk duhet të burgosesh vetëm pse je shqiptar, nuk duhet të ikësh, nuk duhet të migrosh. Ti beson se shqiptari duhet ta flet gjuhen e nënës, në tokën e tijë, në qytetin e tijë, në shtetin e tijë. Jo vetëm që beson, por lufton, qëndrove, nuk u theve edhe kur të ofruan poste e favore. Ky është faji yt Zijadin. Ti deshe ti bësh Shqiptarët bashkë, ama Shqip. Për të gjitha vlerat që beson edhe bën përpjekje të sinqerta. Bëre angazhim maksimal edhe kur të refuzuan. Edhe kur të bënë lajka. Por ti vazhdove dhe vazhdon edhe sot. Dhe këtë e bën sepse beson në këto vlera. Duan të ta thejnë besimin. E dijë që nuk do munden. E dinë edhe ata që nuk tu bashkangjiten. Do ta bëjnë. Asgjë nuk është më e fortë se ideja në kohë e duhur. Asgjë nuk është më i fortë se besimi. Ekziston një forcë që deri sot asnjë shkencë nuk ka arritur ti gjejë shpjegim. Një forcë që i sundon të gjitha. Forca e dashurisë për kombin. Të presim..

Fol.mk