Fakte ju prezenton një foto të rrallë nga viti 2002, pas dështimit të Trupit koordinativ mes partive të atëhershme shqiptare dhe përfaqësuesve të UCK-së, respektivisht gjatë formimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Siç mund të shihet nga fotografia, ndër themeluesit kryesor të BDI-së janë Ali Ahmeti, Gjeneral Gëzim Ostreni, Teuta Arifi, Rafiz Aliti – Mësuesi, Hazbi Lika, Hysni Shaqiri, Zylfi Adili – Qufa, Emrush Suma, Nazmi Beqiri.

Nga distanca e sotshme, pas 13 vitesh, Ali Ahmeti ka ngelur i rrethuar me “hiena” interesi, servil të dëshmuar, anonim nga koha e themelimit të ushtrisë dhe partisë, tifoz e taksistë, që po shijojnë periudhën e fundit si mashtrues dhe keqpërdorues të besimit të popullit, shkruan Fakte.net.

Kjo fotografi kthen memorjen nga një kohë me dhimbje por dhe me krenari, mburrje dhe patriotizëm. Gjithashtu na bën vigjilent për devijim e bërë dhe domosdoshmërinë për rikthim në binarin e vërtetë kombëtar. Por sigurisht edhe për ndëshkim të keqpërdoruesve!

image-488e90dfa5c0a590fe186596a2f84eadbb37b6d8c74895b53f90d2f4fc94cbf0-v