Janë pesë anëtarë të familjes, por sfidën më të madhe e kanë mbijetesën. Dashmir Adili sëbashku me gruan dhe dy fëmijët, nga fshati Brodec i komunës së Tetovës, jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.

Kjo familje ballafaqohet me mungesën e kushteve elementare të jetesës dhe se shtëpia ku jetojnë këta pesë anëtarë të familjes nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për një jetë normale.

E zonja e shtëpisë, Fidaija mes lotësh dhe mjerimit flet për gjendjen e rëndë me të cilën ajo dhe familja e saj jetojnë çdo ditë. Ndërkaq, kryefamiljari Dashmiri thotë se kushtet e rënda dhe mungesa e të ardhurave e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre.

Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën është e zonja e shtëpisë.

Për ndihmë kontaktoni në këtë numër:
+389 70 485 709!
Zoti ju shpërbleftë!
P.S. Apeloj që mediat të vizitojnë Brodecin, Bozovcën, Velesin, për të shikuar që ka plot Hatixhe n’mëshirë të Zotit!