Qytetarë të revoltuar kanë mbajtur një protestë në Urën e Gurit në Shkup, për të dënuar, siç thonë ata, përpjekjet për të bërë rikualifikimin e vrasjes nga një vepër vrasjeje në aksident fatkeqësie me pasoja për vdekje, në lidhje me rastin e të voglit Almir Aliu nga Kumanova, përcjell Fol.

“Te i akuzuari ekziston qëllim për vrasje. Prokurorja bën presione dhe kërkon një mendim nga Zyra e Prokurorit të Lartë. Ne u kërkojmë prokurorëve që të vendosin profesionalisht dhe në mënyrë të drejtë dhe të mos e riklasifikojnë krimin. Nga inçizimet shihet se është vrasje me qëllim”, thanë protestuesit.

Ata para objektit të Prokurorisë Publike vendosën lule për Almirin, i cili u shkel më 25 qershor 2016 nga Boban Iliç pas një grindjeje për rendin në Spitalin në Kumanovë, e cila kaloi në një konflikt fizik në mes të babait dhe të akuzuarit Boban Iliç. Në një përpjekje për të shpëtuar nga sulmuesit, Bobani me makinën e tij e përplasi Almirin për muri.

Familja Aliu dëshiron dënim maksimal për Bobanin. /Fol/