Familja e Hazbi Idrizit nuk do të kërkojë llogari nga familja e dorasit që vrau të shtunën kreun e Komunës së Bogovinës dhe më pas kreu edhe vetë vrasje. Këtë e kumtoi familjari i tyre Idriz Zejneli pasi shprehu dhimbje për humbjen e familjarit të tyre, në një mbledhje komemorative që u mbajt sot në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në fshatin Bogovinë.  “Ne besojmë në Zot dhe Zoti do ta gjykon. Ai e vrau dhe pastaj u vetëvra”, shtoj Zejneli. Në emër të administratës komunale të pranishmive ju drejtua Nuriman Tefiku, i cili me ketë rast tha se administrata dhe banorët e Komunës së Bogovinës humbi prijësin dhe njeriun që u kujdes për qytetarët dhe vendbanimet e kësaj komune. Fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe i Bervenicës, Enver Pajaziti.