Familja Geci nga Kosova ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së ku në mes tjerash akuzohen për lidhje me Zoran Zaev.

”Ne, vëllezërit Geci reagojmë ashpër kundër shkrimeve Sllavo Maqedonase dhe sqarojmë publikun shqiptar në Maqedoni se ne as nuk e njohim Gruevskin e as Zaevin, për ne të dytë janë maqedon. Të apostrofuarit në shkrimet e gazetave maqedonase nuk kanë lidhje me neve, ne kemi qenë mbështetës të Presidentit Rugova. Sabit Geci por edhe të tjerët të përmendur me mbiemrin Geci kanë qenë dhe janë mbeshtetës të Hashim Thaçit dhe të Ali Ahmetit, e a jan edhe të Gruevskit ne se dimë. Per hirë të publikut shqiptar në Maqedoni po e dërgojmë këtë reagim.” thuhet në reagimin e familjes Geci.