Vazhdon skandali  me listën e personave të dyshuar në listën zgjedhore ku u paraqit një listë prej 40000 persona të cilët kryesisht janë shqiptarë për të cilët supozohej se jetojne jashtë vendit e të cilët persona duhet të verifikohen përndryshe do të hiqen nga listat zgjedhore .

Por si duket kjo listë rezulton të jetë mirë e përgatitur dhe me tendencë të qartë , heqjen nga lista e shqiptarëve që janë në kundërshtim me pushtetin apo partitë në pushtet .

Në redaksinë tonë ka ardhur ankesë nga disa familjarë të Komandant Shqiponjës , Xhemail Rexhepit i cili u vra para një viti  dhe pikërisht janë disa familjarë të Komandant Shqiponjës që rezultojnë se janë në listë .

Siç shihet edhe në fotografi në ktë listë  gjindet Xhelil Rexhepi , vëllau i Komandant Shqiponjës , njëherit ish ushtar i UÇK -së dhe bashkluftëtarë i Shqiponjës në luftën e 2001 .

Përpos  Xhelil Rexhepit në ktë listë gjinden edhe edhe familjarët e kusheritit dhe dëshmitarit të rastit së vrasjes së Komandant Shqiponjës , Lulzim Alitit i cili para dy ditëve drejtoi akuza në drejtim të BDI lidhur me vrasjen e Shqiponjës si dhe faktin që vrasësi  u lirua nga paraburgimi dhe ju caktua masa e arrestit shtëpiak .

Në ktë listë gjinden nëna e Lulzim Alitit , Ramize Aliti si dhe gruaja e axhës Mevlide Aliti , të cilat jetojnë në Kumanovë në adresën e cila figuron dhe asnjherë nuk kanë qenë mërgimtare por si duket tendenca e pushtetit tani më është e qartë , të heq nga lista të gjithë ata apo një numër prej tyre që haptas kundërshtojnë pushtetin dhe politikat antishqiptare të këtij pushteti . FOL.mk.

13632755_1055744761147605_1052737286_o 13646998_1055744451147636_1437573911_o 13838091_1055744334480981_68731712_o