Tayna ka arritur që shumë shpejt të krijon një numër të madh të adhuruesve kudo që ka shqiptarë.

Por, disa nga fansat e saj janë në gjendje të bëjë pothuajse çdo gjë për të, e kjo ka ndodhur edhe në një prej koncerteve që reperja ka mbajtur së fundi, shkruan Indeksonline.

Në një video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale shihet një adhuruese e Taynas e cila ia lidhë këpucët teksa reperja vazhdon të perfomojë.

“Kujdesi i fansave për Taynen”, shkruan në mbishkrimin e videos, e që tregoj për dashurinë e madhe që ata kanë për të.

Edhe reperja nuk i zhgënjen, pasi përveç që jep maksimumin në secilën performancë, ajo poashtu po sjell projekte të një pas njëshme që po pëlqen shumë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Lakmitare” në bashkëpunim me reperin, Mozzik.