Një pamje 3D e liderit rus Vladimir Putin është vendosur në një hapësirë në Siberi.

Hologrami gjigant që arrin deri në 12 metra lartësi, shfaq Vladimir Putinin të veshur me uniformen e karatesë.

Paraqitja e tij si një sportist i devotshëm, vjen në kohën e fushatës, pasi në zgjedhje pritet të fitojë me shumicë votash.

Por hologrami, që është punuar nga një specialist i aplikacioneve kompjuterike, ka sjellë një numër të madh komentesh në rrjetet social.

“Ky është një shpirt i lig, që do të na pushtojë të gjithëve” si dhe “kjo vepër sigurisht se do të bie në sy” ishte dy prej reagimeve të shumta.

Nëse fiton, ky do të jetë mandati tij i katër në krye të Kremlinit.