Kandidati për kryetar në Komunën e Çairit, Faruk Avdiu nga strukturat e Aleancës për Shqiptarët, apelon te popullata e gjerë, për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Më lejoni që t’i lus të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët në Çair, që të mos bien pre e provokimeve, e as të provokojnë kënd. Ata që keqmenaxhuan komunën duhet të dënohen në kutitë e votimit e assesi në rrugë, por uroj që këto zgjedhje të kalojnë në frymën sa më të mirë të mundshme, fer dhe demokratike “, thekson Faruk Avdiu, kandidati nga radhët e ASH.