Unë jam këtu që të mbroj të drejtat e mia që më takojnë sipas ligjit për procedurë penale dhe nuk do lëshoj pe, ndërsa ju dënoni atë që e meriton, e nderuara gjykatëse, kështu ka deklaruar në fjalën e saj prokurorja speciale Fatime Fetai në seancën për lëndën TNT ku akuzohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Mediave ju është ndaluar të xhirojnë seancën derisa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, ish ministri Mile Janakievski dhe deputetja Daniela Rangelova.

Mihajlova dhe Fetai më pas janë përplasur verbalisht për atë se a është dashur të jetë seancë pregaditore apo kryesore për rastin.

”Unë nuk do ju lejoj lëndën ta krijoni në një cirk, kjo është salla e gjykatës numër 1 dhe unë jam gjykatëse, nuk do lejoj të bëhet teatër këtu”, ka thënë gjykatësja Mihajlova.