Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi vlerëson se grupi parlamentar i kësaj partie duhet të ruhet deri sa nuk përfundon procesi gjyqësorë për legjitimitetin e partisë dhe më pas deputetët duhet vetë të deklarohen se cilit krah do t’i bashkangjiten thotë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani.
“Derisa nuk përfundon procesi gjyqësor, nuk ka nevojë të prishet grupi parlamentar. Procesi gjyqësor do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit, por në të njëjtën kohë edhe në Gjykatën Administrative për zhvleftësimin e vendimeve dhe dokumenteve të falsifikuara nga ish kryetari bashkë me padinë kundër tij në Prokurorinë Publike. Vetëm pas asaj mund të prishet grupi”, thotë Murtezani.
Gjyka Themelore Shkup 2, dje vendosi që vulat e Lëvizjes Besa duhet t’i takojnë Bilall Kasamit. Nëse ky vendim bëhet përfundimtar atëherë krahu i Afrim Gashit duhet të krijojë subjekt të ri politik. Me këtë do prishet edhe grupi parlamentar i Besës, për të cilën sipas rregullores së Kuvendit nevojiten të paktën pesë deputet.
Se grupi parlamentarw duhet tw ruhet, thonw edhe nga krahu i Bilall Kasamit, por ndryshe nga krahu i Gashit, pwr ta procesi i vulave wshtw punw e pwrfunduar.
“ Gjykata e tha fjalën e vet, për ne ky process ka përfunduar. Mirë do të ishte të funksionojmë edhe më pas si një grup parlamentar, sepse nëse veprojmë ndryshe, nuk është mirë për asnjërën palë, do të humbisnim anëtarë në shumë komisione”- tha deputeti Fadil Zendeli
Deputeti Fadil Zendeli thotë të dy palët duhet të vendosin pa emocione dhe të vazhdojnë edhe më tej të funksionojnë si një grup parlamentarë, sepse përndryshe do të humbasin peshën që kanë në shumë komisione parlamentare.
Për dallim nga Zendeli, krahu tjetër i Besës ende nuk kanë qëndrim të prerë se si do veprojnë nëse vulat e partisë ngelin në taborin tjetër.
Ata presin që Gjykata të korigjojë vendimin në favor të tyre.