Kryetari shumëvjeçar i NSDP-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski, ka komentuar propozimin për kryeministër shqiptar

Ai shpreson që në atë pozitë të jetë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“”Kam lexuar: “Po! Ai po vjen” është slogani i ri i BDI-së që paralajmëron kryeministrin e parë shqiptar. Shpresoj të kenë parasysh Fatmir Bytyqin, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. Anëtar më kompetent, më profesional, më i aftë dhe më i përgjegjshëm i Qeverisë në këtë moment nuk ekziston. Përveç kësaj, ai është shqiptar me përkatësi etnike. Pikërisht atë që kërkon BDI!”, ka shkruar Petkovski në Facebook.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, ka paralajmëruar këto ditë se një shqiptar do të jetë së shpejti kryeministër në vend, ndërsa zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka sqaruar se me marrëveshjen e arritur mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev në 100 ditët e fundit të mandatit të qeverisë funksionin do ta kryejë një shqiptar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se LSDM nuk po ikën nga marrëveshjet e koalicionit, teknikisht do të ketë kryeministër shqiptar njëqind ditë para zgjedhjeve./Flaka