Në takim me banorët e komunës së Zhelinës sonte ka qëndruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga shefi i shtabit qendrorë Bekim Neziri, deputetja e zonës VI-të Nora Aliti si dhe kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Në këtë takim para të pranishmëve kanë folur Ahmeti, Izairi, Neziri dhe Aliti duke elaboruar situatën politike dhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare përfshirë këtu edhe nevojën për të votuar BDI-në.

Fatmir Izairi: Investimet që shihni në Zhelinë kanë vulën e Ali Ahmetit

Sot nuk do flas për projektet e realizuara për dy arsye pasiqë këto janë zgjedhje parlamentare dhe po të flas ju vini nga gjithë ata vendbanime dhe do duhej shumë kohë sepse me të vërtetë janë të shumta në numër, ajo që do doja të shtjelloj sot si një temë është brengë që të jetë më e qartë dikush thotë se projektet në komunë janë të realizuara nga pushteti lokal duke dashur të minimizojë nënvlerësojë punën e subjektit dhe qeveritarëve, dëshmitarë jeni të gjithë sot që këtë vit edhe 300m përfundon rruga e tetë me rradhë në komunën e Zhelinës, kështu që janë investime diku rreth 1 milion e gjysëm euro, është shprehur mes tjerave Fatmir Izairi kryetar i komunës së Zhelinës.