Përfaqësuesi i BDI-së Fatmir Limani, në emisionin Click në TV 21 demantoi hapur qëndrimet e partisë së tij ,BDI-së ,që kinse lufta e 2001 është zhvilluar për të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni. Ai tha se lufta u bë për ndarje teritoriale dhe se më vonë për arsye akoma të pa shpjegueshme, u ndëruan objektivat e asaj kryengritje të armatosur.

Në fokus të debatit ishte edhe zgjidhja e statusit të ushtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve të UÇK-së. Fatmir Limani nga OVL-UÇK, mes tjerash potencoi që zvarritja e zgjidhjes së statusit të ushtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve ka ngecur edhe nga fakti që situata e krijuar pas luftës pamundëson përcaktimin e statusit.

Limani tha që ushtarët e UÇK-së nuk luftuan dhe nuk ranë që të pagëzohen si hero të bashkëjetesës, por ato ranë për lirimin e trojeve etnike. Ai pyeti se si do të dukej që të precizohet statusi i tyre si dëshmorë apo veteran të bashkëjetesës, duke shtuar se ushtarët luftuan për çlirim kombëtar dhe jo për bashkëjetesë me një popull që llogaritet armik.

Ai mes tjerash shtroi edhe disa pyetje për funksionarët e BDI-së:

  • Pse Hazbi Lika nuk ka propozuar një ligj në favor të ushtarëve të UÇK-së ?
  • Pse Rafiz Haliti nuk punësoi asnjë ish-Luftëtarë të UÇK-së , ka qenë funksioner gjatë gjithë kohës?!

©Fol.mk