Agjencia për sigurime ”Security Group Service” (SGS) në dy vitet e ardhshme do të merret me sigurinë e objekteve të Elektranat e Maqedonisë, me një vlerë prej 552 mijë euro.
Sipas revistës ”Fokus”, muajin e kaluar janë nënshkruar katër kontrata mes SGS dhe “ELEM”, ndërkaq janë publikuar sot në faqen e internetit të Byrosë për prokurime publike.
Përndryshe, SGS është kompani e cila ka nën mbikëqyrjen e saj të një numri objektesh të projektit ”Shkupi 2014”, EVN, si edhe institucione shtetërore.
Ndryshe “ELEM” menaxhon edhe qendrën turstike dimërore “Kodra e Diellit” në Tetovë e cila është në gjendje të mjerueshme pasi “ELEM” nuk ka investuar asnjë cent këto 10 vite. “ELEM” do të ndërtojë me 12 milion euro parkun e famshëm në lagjen maqedonase “Aerodrom në Shkup”. Zv/drejtori i “ELEM” Fatmir Limani është i pafuqishëm të ndryshojë dicka por nuk jep dorëheqje morale nga ky funksion./Shqipmedia