Ish-Kryeministri Fatos Nano është përfolur shumë në media kohët fundit për një pjesëmarrje të mundshme si aktor në një film të ri të producentit dhe aktorit Drilon Hoxha, që u bë shumë i njohur me filmin e tij “Drejt fundit”, ku ai bëri bujë me rolin e Çimit (apo Bosit, siç u bë virale një pjesë e filmit).

Por i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC Neës”, u zbulua nga vetë Driloni se në fakt pjesëmarrja e Fatos Nanos në filmin e ri nuk do të jetë si aktor, por ai do t’i ndihmojë ekonomikisht, në një formë sponsorizimi, aktorët që duan të realizojnë një film shumë të mirë dhe të ketë më shumë bujë se ky që tashmë e fitoi vëmendjen e publikut