Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se 30 mijë individë janë regjistruar në provën klinike të parë të fazës së tretë të një vaksine provuese anti-coronavirus në Shtetet e Bashkuara, e cila filloi të hënën.

Vaksina provuese u zhvillua nga ndërmarrja e bioteknologjisë Moderna dhe NIAID, raporton CNN.

“Siç e përmenda, testimi i Fazës 3 tashmë ka filluar; 30,000 individë tashmë janë regjistrua”, tha Fauci gjatë fjalës hapëse për Nënkomitetin e Zgjedhjeve të Shtëpisë në Krizën e Coronavirusit.

Fauci gjithashtu tha se, “që nga mbrëmë, më shumë se 250 mijë njerëz janë regjistruar për të testuar vaksinën provuese të coronavirusit”.

Ai u kërkoi individëve që kanë shprehur interes të shkojnë në koronaviruspreventionnetwork.org për t’u siguruar që ne kemi një përfaqësim të larmishëm.

Gjithashtu është pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftën ndaj pandemisë globale të coronavirusit.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.