Eksperti amerikan për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, i ka përshkruar gjatë të mërkurës tentimet e administratës së presidentit Donald Trump që ta diskreditojnë si “bizare dhe të pakuptimta”, shkruan BBC.

Fauci ka vlerësuar se në fund të fundit “i bën keq presidentit”. Këto komente i bëri gjatë një interviste që e ka dhënë për revistën Atlantic, duke pranuar se fakti që e ka gjetur vetën në cak të kritikave, është “plotësisht e gabuar”, transmeton Telegrafi.

“As në ëndrra më të këqija nuk mund ta kuptojë pse po e bëjnë këtë”, ka shtuar Fauci.

Nga administrata amerikane së fundmi ka rrjedhur lista me deklarata e Faucit që i konsideronin si problematike.

E në mesin e këtyre është edhe deklarata e Faucit që ka ndryshuar shpesh sa i përket bartjes së maskave, dhe paralajmërimit që situata në SHBA me COVID-19 është shumë serioze.

Në dokumente thuhet se “disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, janë të brengosur për atë se si disa herë doktor Fauci ka gabuar”.

Trump gjatë javës së kaluar për Fox News, ka deklaruar se Fauci ka bërë shumë gabime lidhur me coronavirusin.