Deputeti i PDSH-së Ernad Fejzullahu ka pyetur Kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski se çfarë kriteresh plotësoi Xhelal Bajrami për tu emëruar zëvendës prokuror publik.

“Ky është degjenerim i shtetit. Të përmendi rastin e “Sopotit” dhe “Monstrës”, në të cilat ka qenë i theksuar kriteri etnik. Pa prova janë dhënë dënime trashanike. Ndërkaq, për rrahjen e fëmijëve shqiptar nuk pati dënime. Argument shtesë është krijimi i Prokurorisë Speciale Publike e cila ka për qëllim vendosjen e kritereve profesionale. Përfaqësimin ju e bëni me personat që i kanë dhënë prova këtij sistemi. Xhelal Bajrami ka qenë zv/ministër për Punë të Brendshme në kohën e rastit “Monstra”. Cili ishte kriteri për Xhelal Bajramin? T’i zvarritë djemtë dhe nënat shqiptare? Aprovimi i aksioneve shqiptare?”, deklaroi Fejzullahu.

“Mendoj se prokuroria dhe gjyqësia punojnë në bazë të ligjit. Xhelal Bajrami i ka plotësuar kushtet ligjore”, iu përgjigj shkurt Anevski Fejzullahut.

 Ky debat është bërë në kuadër në Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Etniteteve.