Fëmija i parë i lindur në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të përgjithshëm në Strugë është djalë i lindur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më saktësisht në ora 07:25, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas mjekëve kujdestar, dr. Sande Zllateski dhe dr. Zaharija Partaloska-Shipinkaroska, fëmija i parë ka lindur në ora 07:25 të mëngjesit të sotëm, me peshë prej 3.680 kg, me prerje “Cezariane”. Këtë djalë në jetë e ka sjellur Nermine Bajramoska-Rustemoska nga Struga që është fëmija i saj i parë dhe në jetë është sjellur me përkujdesjen e ekipit të specializuar mjekësor kujdestar.

Nga reparti i gjinekologjisë në Strugë, pohuan  pos tjerash se nëna Nermine Bajramoska-Rustemoska  dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën përkujdesjen mjekësore.

Nga Stacioni i policisë në Strugë, bënë të ditur se nata më e hareshme e vitit, nata e ndërrimit të motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, pa ndonjë aksidengt, ose prishje të rendit dhe qetësisë publike, pos ndezjeve të fishekzjarrëve tradicionalisht në mesnatë.

Tani për tani nuk raportohet për ndonjë parregullsi të theksuar. (INA)