Fëmija që u kafshua nga qentë, nuk u mbijetoi plagëve

Ka ndërruar jetë fëmija i moshës 4-vjeçare i cili para tre ditëve në gjendje kritike u dërgua në Qendrën Urgjente. Ditën e kobshme, fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje, por në ato momente është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele që gjendej aty pranë, e të cilën nuk kanë qenë të lidhur.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e fëmijës sot rreth orës 13:00. Ata kanë rrëfyer për gjendjen tmerruese të trupit të 4 vjeçarit. Sipas mjekëve, nuk ka pasur pjesë të trupit e cila nuk ka qenë e kafshuar nga qentë, ndërsa mjekëve u është dashur t’ia heqin njërën veshkë. Megjithatë, 4-vjeçari nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia bën të ditur se kundër pronarit të qenve ka ngritur padi penale. /SHENJA/