Gratë shofere janë më të rrezikuara që të humbasin jetën në një aksident rrugor se sa shoferët meshkuj. Kështu thuhet në librin e ri të Caroline Criado Perez, gazetare britanike. Dhe arsyeja përse gratë janë më të rrezikuara në një aksident, nuk ka të bëjë me faktin se ato mund të jenë më të pakujdesshme në drejtimin e makinës. Arsyeja është krejtësisht tjetër. Siguria e makinave dhe sedilja e shoferit dhe pasagjerëve është projektuar për trupin e burrave sipas përmasave të tyre. Siguria e automjeteve është bazuar në madhësinë mesatare të një mashkulli, 1.77 metra i gjatë dhe që peshon 76 kg. Jo vetëm kaq, por shpeshherë gratë detyrohen që të ulen më pranë timonit duke afruar sediljen në pozicion.