Shkruna Abdulla Ferati

Maqedonia si shtet, gjatë 26 viteve, ka dështuar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ndërkohë që vendi ngec në rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike. Në fokus ata vendosin mos përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Prej viteve 1991 deri e deri më sot shumë pak është bërë në drejtim të përmirësimit të statusit juridik të shqiptarëve të Maqedonisë, gjatë kësaj periudhe prej dy dekada e gjysmë.“Diskriminimi është në përmasa aq të mëdha sa nuk mund të përshkruhet. Me vetë faktin se kanë ndodhur shumë ngjarje edhe pas konfliktit të armatosur të 2001-shit, kur shqiptarët mendonin se kanë fituar të drejtat dhe lirinë, përkundrazi tani janë më të diskriminuar, më të përbuzur, duke qenë se vazhdojnë të ndodhin ngjarje të tmerrshme, siç janë vrasjet dhe burgosjet e popullatës shqiptare përmes proceseve të montuara,Sikur kan humbur kahjen partit shqiptare në maqedoni nuk e din as vet se cilit krah I takojn te djathtës apo të majtës ashtu që kjo levizje apo nismë e një partie të re ështe për ta përshendetur.