received_10157835756090231

Në debatin e sontëm të zhvilluar në emisionin politik në TV ART, u zhvillua debat i zjarrt mes përfaqësuesve të tri opsioneve politike BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për sfidat me të cilat do të ballafaqohet Maqedonia pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare vendimi final i KSHZ-së pë ankimimin dhe ngushtimi i diferencës në kampin politik maqedonas.

talat-620x330

Talat Xhaferi nga BDI u shpreh se duhet të pritet vendimi i KSHZ-së pas ankimimeve të parashtruara nga LSDM dhe Besa, që të shihet ndarja përfundimtare e mandateve dhe të mendohet për qasjen e mundshme të partive shqiptare përballë partive politike maqedonase.

Agon Ferati

Përfaqësuesi i “Aleancës për shqiptarët” Agon Ferati reagoi duke thënë se shqiptarët nuk duhet të humbin kohë me atë se çka do të vendos KSHZ, edhe ashtu në përbërje të saj ka  persona që kanë bërë falsifikim zgjedhor dhe janë në hetime nga PSP.”Pavarësisht se kush do të bëhet mandatar i qeverisë së ardhëshme, partitë politike shqiptare duhet të ulen dhe të parashtrojnë kushtet për qeverinë e ardhëshme. Le të caktohen grupet punuese të të gjithë partive shqiptare që fituan mandate në Parlament, pa pasur nevojën për ftesa publike, as për pretendime se kush do të imponojë platformën e vete. Ne sapo përfunduam një cikël zgjedhor, i cili kaloi me shumë vërejtje dhe parregullsi, por shumica e qytetarëve u përcaktuan për ndryshime, BDI nga 20 mandate, ra në 10, ndërsa opozita shqiptare mbivoton për 40.000 vota pozitën, prandaj është legjitime të parashtrojë kushte dhe të dëgjohet zëri i saj. Duhet të ketë strategji të përbashkët për çështjet etnike, sepse kështu jemi deklaruar të gjithë partitë përpara zgjedhjeve, ndërsa Aleanca e ka edhe në Platformë këtë. Po të kishim fituar legjitimitetin ne, që ditën e Hënë do të inicoshim takim. 

20161216_082344

Në këtë reagoi përfaqësuesi i Lëvizjes Besa z.Hazbi Mamuti i cili tha se partia e tij ka mbajtur mbledhje dhe ka pregaditur kërkesat të cilat konsiderohen si të rëndësishme për shqiptarët dhe do të presë ftesën e partive politike maqedonase për koalicionim, por duke mos precizuar qëndrimin se a do të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët gjithëshqiptare. Mamuti poashtu tha se Lëvizja Besa propozon qeveri teknike apo qeveri e zgjeruar si zgjidhje të krizës politike, përshkak se asnjëra palë nuk i ka numrat. .

© fol.mk