Profesori dhe ish ministri nga LSDM-ja, Ljubomir Fërçkovski, deklaroi se qeveria e re së bashku me partnerët amerikan duhet të bëjnë diçka rreth emrit, që të mund shteti të integrohet në NATO këtë vit. Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë shqiptare.

 

Zgjidhja e çështjes së emrit është pjesë edhe e platformës së partive shqiptare, nga e cila kërkohet që shqiptarët të jenë pjesëmarrës direkt në bisedimet me Greqinë.

Për një pjesë të analistëve maqedonas, kërkesa e tillë e shqiptarëve është jothemelore dhe plan për ridefinimin e Maqedonisë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se shqiptarët si pjesë e këtij shteti dhe në interes të strategjisë për në NATO dhe BE kanë të drejtë të bëjnë presion për një gjë të tillë./Telegrafi/