Subvencionet për fermerët janë të mirëseardhura, por problemet nuk zgjidhen nga subvencionet. Prioritet është të sigurohet çmimi solid i tregut dhe të mund të rritet prodhimi, ka thënë Memet Sinani, nënkryetar i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, në një intervistë për REL. Në pyetjen se janë ndryshuar disa qeveri kurse fermerët gjithnjë po ballafaqohen me probleme të ndryshme, ai u përgjigj se secila qeveri para zgjedhjeve thotë dhe premton gjithçka, por e rëndë- sishme është se çka do të bëhet pas zgjedhjeve kur do të vijnë në pushtet. Kush ishte ajo e para, tani nuk e di se si do të jetë kjo e tanishmja

“Mendoj se përsëri do të jetë gjithçka njëjtë, por ne shpresojmë që të paktën kjo qeveri, reformuese siç edhe thotë vet, të bëjë ndonjë reformë. Ne si fermerë shpresojmë për një të ardhme më të mirë, sikur të ishte e kundërta nuk do të lëvronim asnjë sipërfaqe”, thotë Memet Sinani, nënkryetar i Federatës së Fermerëve të Maqedonis