Fetai deri tek avokatët e Ejup Alimit dhe Ismet Gurit: Mos buzëqeshni, mundet sërish unë ta udhëheqë lëndën

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të marrjes së lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike, anulohet seanca e sotme për rastin “Titanik 3”.

“E papëlqyeshme është situata në të cilën erdhëm. Për herë të parë PSP-ja kërkon anulim të një procesi gjyqësor. E kemi të njohur se në rrjedhë është procedura për dorëzimin e lëndëve deri te Prokuroria Publike. Me vetë këtë lënda është në kompetencë të Prokurorisë Republikane, nga ku duhet të vendosin se kush do ta udhëheq lëndën”, u shpreh Fetai.

Në pyetjen e kryetares së Këshillit, Marija Kletniçka e cila e udhëheq rastin se vallë pala mbrojtëse do të shprehet rreth kërkesës së PSP-së, avokatët e Ejup Halimit dhe Ismet Gurit vënë buzën në gazë, pas çka prokurorja Fatime Fetai iu përgjigj: “ Mos buzqeshni aq shumë, mund që sërish unë ta udhëheq lëndën”.

Siç ka thënë Fetai në fillim të gjykimit, të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të udhëhequr nga etja partiake dhe personale për pushtet politik, me dhunë duke mos zgjedhur mjete kanë ndikuar mbi rezultatet zgjedhore në vitin 2013 në Komunën Çair.

Prokurorja atëherë ka thënë që të akuzuarit, të pakënaqur nga rezultatet zgjedhore të partisë së tyre, me tendencë kriminele e kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të komunës Çair.

“Të akuzuarit nuk kanë zgjedhur mjete gjatë formimit të grupit që është dashur të gjenerojë rezultat më të madh zgjedhor. Si në proverbin “karota dhe shkopi”, të akuzuarit u kanë thënë “nëse nuk e bën këtë nuk do të kalosh mirë” dhe “kemi marrëveshje me BMRO, asgjë nuk do t’u ndodh”. Me atë kanë krijuar frikë tek anëtarët e grupit”, ka thënë prokurorja Fetai.

Të akuzuarit Alimi dhe Guri u prononcuan që nuk janë fajtorë për veprën për të cilën janë të akuzuar.

SHPËRNDAJE