Mr sci Alil  FETAI

Ditëve të fundit që ndodhën e gjithë kjo lojë reth Prokurorisë Speciale me mosvotimin e propozim Ligjeve nga ana e prokurorisë Speciale rreth Ligjit për dëshmitarët dhe propozim Ligjeve tjera nga ana e Prokurorisë ku në tërësi duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës politike, për ҫështjen e përgjimeve dhe lëndëve tjera të cilat mundet dhe duhet të jenë pjesë e Prokurorisë Speciale,ku në këtë drejtim ҫështjen e prokurorit special e kanë paralizuar dhe e kanë shëndruar në joefikasitet ashtu që së fundmi na japin të nxjerim dy konstatime kryesore:

* E para, prokurorinë e kanë paralizuar dhe e ka bërë jofunksionale për të zgjidhur rastet e përgjimeve. Ngase,po të kishte sistem funksional të prokurorisë dhe gjyqësisë nuk do të kishte pasur nevojë për prokuror special, pasi të gjitha kompetencat për të vepruar edhe në këto raste janë përfshira në ligjet aktuale. Por,ndikimi i politikës në emërimin e prokurorëve dhe gjykatësve vite më pas tani më jep rrezulatet negative dhe kjo dëshmohet me mospasjen e guximit nga Prokurori apo gjykatësi që të ushtron detyrimet ligjore kur bëhet fjalë për dikend që ka ndikuar në emërimin e tij. Pra, ҫfardo qoftë ndryshimi ligjor do të ishte pa rrezultat konkret për shkak të ndikimit që mund ta kishte mbi tërë procesin. Duke marë parasysh mënyren e zgjidhjes së prokurorëve dhe gjykatësve. Tek ne dihet se përzgjidhja bëhet në bazë përkatësie politike e jo profesionalizmi dhe zotësisë së individit. Një prokuror apo gjykatës të cilin e zgjidh politika është absurd të besosh se i njëjti do të jetë jashtë ndikimeve politike por në shërbim t individve të politikës.

* E dyta,është më se domosdoshme që përveҫ prokurorit special të emërohet edhe gjykatës special ( panel special,apo siҫ i quajnë dhoma speciale ) që do ta shoqëronte krejt procesin deri në fund. Nuk mund të pritet korrektësi në proces nëse edhe procesin nuk do ta gjykonte gjykatës special. Pra, të bëhen ndryshime kushtetuese dhe të miratohet ligj special me të cilin do të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësite e ad hoc institucioneve (prokuror dhe gjykatës special) me afat veprimi deri në zbardhjen e aferës së përgjimeve duke përfshire edhe raste të tjera për nxjerrjen e së vërtetës në publik. Nëse gjatë gjithë kësaj faze nuk mbahet llogari që paralelisht me Prokurorin special të emërohet edhe Gjykatës special atëher ky proces llogaritet si i dështuar që në start, pasiqë nuk ka asnjëfarë garance se ndonjë gjykaëes nga Maqedonia nuk do të veproj sipas tekeve të prokurorit të sotëm, e para për shkak të ndikimit politik dhe e dyta për shkak të sigurisë së tij personale dhe pasojave të mundshme nga aktgjykimi final. Ēshtë mëse e domosdoshme qe të propozohet që të dy këto persona të jenë me eksperiencë ndërkombëtare për rastet përkatese që do të trajtohen, të kenë imunitet diplomatik dhe garanca ndërkombëtare për sigurinë e tyre fizike. Ku ne këtë drejtim propozimin e fundit që bëri Lëvizja që drejtohet nga z. Sela ,që urgjentisht të kërkohet për shkak të opstruksionit dhe neglizhencës që bën pushteti ndaj Prokurorisë Speciale aktuale.Atëherë pra duhet që të kërkohet që të formohet një Gjykatës si në Kosovë në formë të Eulexit apo Ligji i ri që krijoi Zyrë Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar ku ajo përcakton dhe rregullon organizimin, funksionet dhe juridiksionin e gjykatës së re. Ku sipas Legjislacionit “dhomat e specializuara” do të jenë të pavarura nga sistemi gjyqësor , por do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë . Ligji thotë se “dhomat e specializuara do t’i bashkëngjiten çdo niveli të sistemit të gjykatave në Kosovë. Atehere,kur do të kemi diҫka të kësaj forme mundemi të shpresojmë ku atëherë Ligji do të bëjë të qartë se asnjë zyrtar nuk do të mbetet jashtë ndjekjes penale nga gjykata e re. “Ku pikërisht  atëherë do vijë në shprehje qëndrimi zyrtar i çdo personi të akuzuar, duke përfshirë kreun e shtetit ose Qeverisë apo ndonjë zyrtar përgjegjës të Qeverisë, nuk e liron një person të tillë nga përgjegjësitë penale dhe as e zbut dënimin.

© fol.mk