Federata e Futbollit të Maqedonisë sot në hotelin “Ineks Gorica” në Ohër, në orën 10.00, do të zhvillojnë Kuvendin e regullt, në të cilin do të zgjidhet edhe presidenti i saj. Kandidat I vetëm është Muhamed Sejdini, i cili muajt e fundit ishte ushtrues i kësaj detyre , me largimin e Ilço Gjorgjioskit. Sejdini duhet të merr pjesën më të madhe të votave të 97 delegatëve, të cilët do të jenë në këtë Kuvend të rregullt. Në historikun e futbollit vendor, sot do të zgjidhet presidenti I 5-të I Maqedonisë në futboll, pas Lubislav Ivanovit, Lambe Arnaudovit, Haralampie Haxhiristeskit dhe Ilço Gjorgjioskit. Në Kuvendin e rregullt të FFM-së janë ftuar përfaqësues nga UEFA, FIFA, KOM dhe Agjencia për Rini dhe Sport, e cila dje konfirmoi se nuk do të paraqitet në Ohër.