Lionel Messi i është hequr dënimi prej katër ndeshjeve për Argjentinën.
 

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ishte pezulluar me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën pas reagimit ndaj gjyqtarit anësor, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror  ndaj Kilit.

Por, apeli i Messi ndaj këtij dënimi të rëndë, ka rezultuar i suksesshëm.

“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve”.

“Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.