Legjenda e Portugalisë, Luis Figo beson se ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ende është i uritur për sukses.

Ka qenë një vit që të mbahet mend për Ronaldon, ai ka fituar trofeun e tretë të Champions League dhe po ashtu i ka prirë Portugalisë drejt titullit të Evropës, shkruan Goal.com.

“Ende ka kohë për të ardhur më e mira nga Ronaldo, dueli kundër Atletico Madrid e dëshmoi këtë”.

“Cristiano është si një kafshë garuese. Ai ka fituar të gjitha dhe ende mbetet ambicioz”, ka thënë Figo.

Ai ka shtuar se portugezi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë edicion.