Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se në “Klinikën Infektive në Shkup për fat të keq kanë humbur dy persona”.

“Njëri ishte 91 vjeçar që u hospitalizuar para tetë ditëve dhe sot në mëngjes një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe bëri të ditur se në Maqedoni kemi 16 raste të reja me të infektuar nga coronavirusi dhe se numri në total i të prekurve është 257.

Ai tha se dy persona tashmë për të dytën herë rezultojnë negativ në testimin për coronavirus.

“Dy pacientë nga klinika këtu në Shkup tashmë kanë testin e dytë negativ, dhe për pesë të tjerë pritet testimi i dytë, kështu që për 2-3 ditë do të lëshohen për shërim shtëpiak”, shprehet Filipçe.