Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se të gjitha masat anti kovid do të mbetën në fuqi deri më 21 janar.

Ndërkohë që paralajmëroi se më pas do të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të punës për lokalet gastronomike, gjegjësisht të mund të punojnë deri në ora 21.

Filipçe nuk përjashtoi mundësin që të shqyrtohet kërkesa e gastronomeve që orari për punë të zgjatet deri në ora 23,ndërkohë që ishte i prerë se të gjitha masat tjera do të mbeten në fuqi.

Sipas Filipçes OBSH-ja u dëshmua si partneri më i madh i Maqedonisë që nga fillimi i kësaj krize dhe bashkëpunimi në shumë fusha tjera.

Vërtet shumë intensivisht komunikuam dhe bashkëpunuam me këtë Organizatë Shëndetësore. “Donacioni i sotëm është shumë i rëndësishëm. Përforcim i kapaciteteve laboratorike.

Diçka që është shumë e rëndësishme për fakultetin e mjekësisë në Shkup. Donacion shumë i rëndësishëm për Institutin e Mjekësisë ligjore”, tha Filipçe.