Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp konfirmoi se sot ka 24 raste të reja me coronavirus.

Ministri konfirmoi se sot janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus. Me këto raste, numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 201.

Në Klinikën Infektive është lëshuar një pacientë i cili ka qenë me dy teste negative ndërsa pritet tani të lëshohet edhe një paciente e cila po ashtu ka pasur dy teste me rezultate negative, me çka numri i të shtruarve nga coronavirusi shkon në tre persona.

Ministri informoi se pacientët me coronavirus janë në gjendje shëndetësore stabile,

Ai tha se pacienti nga Tetova është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.

“Nga data 09 deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin për rehabilitim në Shkup në Kapishtec. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe

Filipçe kujtoi se Qeveria ka marrë masa për zvogëlimin e lëvizjes së njerëzve gjatë fundjavës prej orës 16:00 deri më 05:00 të mëngjesit.

Ministri tha se nga java e ardhshme do të zgjerohet testimi i njerëzve për coronavirus.