Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ bëri thirrje për respektim të masave dhe protokolleve.

Sipas tij karrigia e plazhit shumë lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Karrigeja në plazh lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit. T’i respektojmë masat për mbrojtje nga Covid-19, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve tanë, gjyshërve dhe gjysheve, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se kujdesi për më të afërmit tanë”, shkruan Filipçe.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u regjistruan 166 raste të reja dhe katër vdekje.