Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, Ministria e Shëndetësisë informon se në ndihmë të të lënduarve janë mobilizuar të gjithë mjekët specialist dhe janë shfrytëzuar burimet nga të gjitha klinikat.

“Në shërbim kemi ekipet nga spitalet “8 Shtatori”, “Qendra Urgjente”, “Klinika e Tetovës” dhe të gjitha makinat e ndihmës së shpejtë nga Shtëpia e shëndetit të Shkupit si dhe nga Spitalet private – njoftojnë nga Ministria.

Nga atje plotësojnë se ekipet medicinare janë të angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë gjithçka për të shpëtuarit të lënduarit. Shtatë nga të lënduarit të cilët janë hospitalizuar në Shkup, gjenden në gjendje kritike për jetë. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ka theksuar se numri I viktimave nga aksidenti I mbrëmshëm jozyrtarisht ka arritur në 15 viktima që kanë humbur jetën.