“Testet e shpejta për Covid-19 shumë shpejtë pritet të jenë të qasshme edhe në shtetin tonë, tha ministri i Shëndetësisë”, Venko Filipçe, në intervistën e sotme në “Top Tema” në TV Telma, duke potencuar se ata si Ministri planifikojnë avancimin e strategjisë për testim, respektivisht vendosjen e strategjisë për testim të gjerë.

“Disa muajt e fundit në treg janë të qasshme testet e shpejta për detektimin e virusit (jo të antitrupave). Janë të shpejta dhe për 10-15 minuta e detektojnë atë pa laborator të nevojshëm, pa aparat laboratorik. Do të thotë mostër dhe një pllakë të vogël. Për kohë të shkurtë do të fillojmë me furnizim”.

“Ato teste para se gjithash do të shpërndahen në spitale, dhe në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, me siguri në vendkalimet kufitare. E tërë kjo do të mundësojë rezultat shumë të shpejtë të pacientëve, para se gjithash rastet urgjente, dhe atyre që u nevojitet ndonjë intervenim. Për 15 minuta në vendin e ngjarjes, pa kurrfarë nevoje për ekspertizë të madhe, do të dijnë të punësuarit nëse pacienti është pozitiv apo negativ”, tha ministri Filipçe.

Përveç në spitale, ministri Filipçe shtoi se teste të shpejta për Kovid-19 do të ketë edhe në vendkalimet kufitare, por para kësaj do të duhet të përgaditet strategji.