Filipçe: Përgatitemi për vaksinimin kundër Kovid-19, ja kush do të vaksinohet në fillim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk” njoftoi se është në fazë të fundit plani për vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, edhe atë duke filluar nga arritja e vaksinës deri në vaksinimin e qytetarëve. Rikujtojmë se RMV-ja ka porositur vaksina për vetëm 20% të popullit, bëhet fjalë për 800 mijë doza,
Filipçe potencoi faktin se këto vaksina do të realizohen nga mjekë dhe motra medicinale të cilët deri tani nuk kanë punuar me pacientët e infektuar me Kovid-19, ai shtoi se i gjithë plani për këtë është në fazën finale.

“Sistemi shëndetësorë po përgatitet për vaksinimin kundër Kovid-19. Kjo do të jetë një nga proceset më të mëdha logjistika të cilën do të duhet ta realizojmë. Vaksinimin do ta bëjnë mjekët dhe motrat medicinale të cilët aktualisht nuk punojnë me pacientët e infektuar me virusin korona. Pjesa e pritjes, ruajtjes së vaksinave, distrubuimin deri në vendet ku do të aplikohen, veçse plani për këtë është në fazën e fundit, mirëpo gjatë javës së ardhshme do të organizojmë edhe një trajnim në teren për atë se si do të dukej kjo. Rekomandimi është që të parët të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, të punësuarit në armatë dhe polici, të gjithë shërbyesit publik, në transportin publik, të sëmurit kronik dhe të gjithë grupet kritike bazuar në mendimet e ekspertëve” shkruan Filipçe në “fejsbuk”.

Ndërkaq Maqedonia e Veriut do të siguroje vaksinimin e qytetarëve përmes sistemit të Kovaks, fillimisht janë porositur 800 mijë doza, për gjithsej 400 mijë qytetarë, marrë parasysh faktin se secili person do të duhet të merr nga dy doza.