Filipçe: Spitali i Gjevgjelisë është shembull i shkëlqyeshëm për bvallafaqim me koronavirusin

Spitali i përgjithshëm i Gjevgjelisë, ku nuk ka asnjë mjek të infektuar, as infermiere, është shembull i shkëlqyeshëm për ballafaqim të suksesshëm me koronavirusin, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës së sotme punuese, me ç’rast realizoi takim me një pjesë të personelit të spitalit.

“Personeli dhe epidemiologët nga spitali në mënyrë të shkëlqyeshme janë ballafaquar me këtë krizë përmes punës së përbashkët dhe ndarjes me kohë të informatave mes mjekëve, me kohë u bë identifikimi i të sëmurëve, me vendosjen e kontakteve të tyre në izolim dhe tani gjatë disa ditëve të fundit praktikisht nuk ka raste të reja të të infektuarve nga Kovid-19 në Gjevgjeli”, tha Filipçe.

Gjatë takimit me personelin mjekësor në Gjevgjeli, u bisedua edhe për organizimin e punës në muajt e verës, e posaçërist në vjeshtë, kur krahas të sëmurëve nga Kovid-19, pritet të ketë presion të posaçëm edhe nga pacientë të sëmurë nga gripi sezonal ose nëse përsëri paraqitet fruthi.