Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë thirrje që qytetarët t’i mbajnë maskat në ambiente të hapura, në mënyrë që sipas tij, të ulet numri i rasteve me coronavirus.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Filipçe thotë se vjen periudha kur moti po ftohet, ndërsa ajri do të jetë i ndotur. Kur moti është ftohtë është shumë me rëndësi secili prej nesh të kujdeset për shëndetin personal, dhe madje edhe nga ftohja dhe gripi sezonal.

“Në këtë kuptim, mbulimi i gojës dhe hundës, maskë, shall mundëson të thithim ajër të ngrohtë, të mos gjendemi në grupin në të cilin ka bartës së virusit dhe të shmanget ndikimi i dëmshëm i grimcave PM 10 për të cilat ka dëshmi se i mundësojnë virusit të udhëtojë më larg nga rruga e zakonshme të pikave të gëlbazës gjatë të folurit”.

“Nëse mbahen në vende ku me ulje mbahet distancë, në restorante nuk ka logjikë të mbahen maska gjithsesi, por mendoj se kjo masë dukshëm mund të ndikojë në pasqyrën epidemiologjike që ta ulë numrin e të të infektuarve të rinj dhe ta parandalojë transmisionin e virusit”, thotë Filipçe.