Jemi të indinjuar dhe të neveritur nga retorika mashtruese, hipokrite dhe arrogante e politikanëve, diplomatëve, propagandistëve, protestuesve maqedonë. Admirimi dhe zemërimi po na shoqërojnë në këtë kohë nga këto lloj protestash. E admirojmë vetëpërmbajtjen e mencur, vendosmërinë, dhe ndjenjën e përgjegjësisë që po shfaq populli shqiptar në Maqedoni. Nikolla Gruevski është shfaqur si një bastexhi i dalldisur, që po e çon vendin e tij drejt izolimit ekonomik dhe politik. Në Maqedoni kemi kriz të madhe ekonomike por tek pragu është edhe izolimi politik. Kurthi i Nikolla Gruevskit që ka krijuar për vetveten ka të bëjë me manipulimin e opinionit publik të Maqedonis përmes një propagande nacionaliste, gjithnjë e më të fortë. Kjo ka sjellë efektin e dëshiruar të rritjes së mbështetjes. Por kjo ia bën edhe shumë më të lehtë të kalone në histori. Gruevski mendon se me veprimet e tijë mbron maqedonasit nga shqiptarët, që mediat e tij thonë se do vjenë koha shqiptarët do e kontrollojnë Maqedonin. Gafa e Gruevskit është që të shkaktoi trazira në Maqedoni ndërkohë që mohonë përgjegjësinë. Gafa e tij është që se ka nënvlerësuar vazhdimisht reagimin e Perëndimit. Ndoshta lajkatarët që i rrinë rrotull e kanë bindur se është një mjeshtër në strategji dhe që perëndimi është i dobët. Reagimi i perëndimit ndonjëherë ka qenë i ngadaltë, por ndoshta duhet të miratohet ndonjë sanksionë realë, për ta bindur politikbërjen në Maqedoni. Biznesmenët e mëdhenj janë të tmerruar nga kjo situatë. Por për momentin, janë të pafuqishëm. Duke i lejuar vetes të futet në një konfrontim të panevojshëm dhe shkatërrimtar me shqiptarët dhe perëndimin, Gruevski po merret gjithashtu me problemin e gabuar. Pavarësisht gjithë paranojës së Maqedonis në lidhje me NATO-n dhe BE, sfida e vërtetë strategjike e Maqedonis është afrimi nga Rusia. Por, i mbërthyer në një konfrontim me perëndimin, Gruevski është shndërruar në një njeri që i lutet Rusis, siç bëhet e qartë edhe nga protestat e ditëve të fundit. Kanë qenë mediat maqedone dhe ata ruse që e kanë zbutur këtë dështim të madh dhe e kanë paraqitur Gruevskin si një hero që ngrihet kundër shqiptarëve të Maqedonis dhe botës armiqësore. Dhe sondazhet kanë treguar se kjo fushatë po ecën mirë për momentin. Rreziku është që, e vetmja mënyrë për Gruevskin që të fshehë dështimet e tij të njëpasnjëshëm është të përkeqësojë më tej atmosferën e krizës, duke krijuar një profeci vetëpërmbushëse në të cilën Maqedonia gjendet vërtetë përballë një perëndimi armiqësor. Kjo politikë është e rrezikshme për rajonin – dhe mbi të gjitha, për vetë Maqedonin.