Pas heqjes së tabelave të autostradës dhe aeroportit më mbishkrimin “Aleksandri i Madh”, mbrëmë natën vonë në Shkup është hequr përmendorja e Andon Janev – Qose, njëra nga përmendoret e vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, përcjell Fol.

Urdhërin për heqjen e përmendores është dhënë nga Inspektoriati i Bashkisë së Shkupit (IBSH). Përndryshe përmendorja u vendos si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, për Bashkinë e Shkupit.