Filloi karnevali kontrovers i Vevçanit

Karnevali i Vevçanit, i njohur si manifestim provokues përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme, sot ka filluar. Manifestimi do të përfundojë me djegien e maskave tradicionale, me të cilën besohet se njerëzit çlirohen nga e keqja, ndërsa viti vijues do të jetë më i mirë, njofton Portalb.

Për çdo vit ky karneval ka personazhet e veçanta, që përmes maskave dhe skenave të luajtura ata përcjellin mesazhet për aktualitetet në vend dhe më gjerë. Por në mesin e turmave të maskave ka edhe nga ato që nxisin reagime dhe revoltë. Këtë vit pritet të ketë mbi 1000 maska.

Nga vitit 1993 Karnevali dhe Vevçani janë anëtarë të FEEC – Asociacioni i qyteteve botërore të karnevaleve. /Portalb