Para pak çastesh ka filluar senaca e parë e Qeverisë reformatore e udhëhequr nga Zoran Zaev, transmeton FOL.
Në seancën e parë të sotme të Qeverisë do të ndahen dikasteret dhe portfoliot e ministrave pa resorë dhe do të vendosën zëvendëskryetarë të Qeverisë, do të zgjidhet sekretari i përgjithshëm, shefi i kabinetit dhe do të vendosen komisionet ekzistuese dhe ad hok në Qeveri që të mund të vendosen konturat fillestare të Qeverisë, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev.

“Në seancë do t’ua japë udhëzimet fillestare për të gjithë ministrat në pajtim me programin e Qeverisë. Në raportet e para të gjithë ministrat do të referojnë në Qeveri, ndërsa besoj se këtë do ta bëjë edhe ministri Tevdovski. Vlerësoj se duhet t’i presim shqyrtimet e tyre për gjendjen në Buxhet. Përshtypja ime e parë është se kësaj vjeshte duhet bërë ribalanc i Buxhetit për shkak të programit dhe politikave të reja qeveritare, por kjo varet edhe prej kondicionit momental financiar dhe likuiditetit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi kryeministri Zaev në përgjigjen e pyetjes para fillimit të konferencës “Gratë në energjetikë” që sot mbahet në Shkup.

Një prej temave të pjesës joformale të seancës së Qeverisë theksoi, do të jetë paketa ekonomike e ligjeve që përgatitje gjatë gjithë periudhës derisa qytetarët prisnin Qeveri të re.

“Kjo është pjesa për realizimin e premtimeve për pezullimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, paketës sociale për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve,… Një pjesë e këtyre masave do të kenë realizimin e vet me buxhetin e ri, ndërsa një pjesë do të fillojnë menjëherë të realizohen”, potencoi Zaev.

Ai theksoi se është duke u menduar për vendosjen e ekipeve të ekspertëve në shumë sfera të punës së Qeverisë dhe shtoi se akoma nuk është vendosur se kush do të jetë zëdhënës i Qeverisë.

“Është duke u shqyrtuar mundësia që edhe gazetarët të angazhohen në Qeveri, por vetëm si profesionistë pa kurrfarë paragjykimesh politike. Dëshirojmë që të jemi tërësisht transparent dhe të jemi të lidhur me mediat”, tha Zaev.

Potencoi se që sot do të donte të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti që të mund të vazhdojë dakordimi për zëvendësministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe agjencive dhe sistemimi i ekspertëve në organet qeveritare.

I pyetur se çfarë do të ndodh me paralajmërimin me heqjen e rrethojave dhe largimin e mobileve të reja në Qeveri, Zaev tha se kanë për qëllim që ta bëjnë Qeverinë të hapur për qytetarët edhe atë çdo ditë jo vetëm në ditën e hapur për qytetarët.

I pyetur se kur pret që prkurori publik Marko Zvërlevski të japë dorëheqje, Zaev tha se është e radhës të jepet mundësi që sa më shpejtë të fillojnë reformat në gjyqësor dhe shtoi se Zvërlevski është një prej simboleve për shtet juridik të uzurpuar me ç’rast është e domosdoshme që sa më parë të japë dorëheqje.